Portofol
Puna Jone
Një përzgjedhje e projekteve që kemi dorëzuar për klientët në industri të ndryshme.

Njoftime360.al - Platforma e Njoftimeve në Shqipëri
Njoftime360.al është një platformë njoftimesh për të gjithë Shqipërinë, me 6 sektorë në një vend: shtëpi & prona, makina, punë, pjesë këmbimi, njoftime të përgjithshme dhe blerje online. Vizitorët filtrojnë sipas nevojës, krahasojnë çmimet e pronave me çmimet e referencës dhe kontaktojnë shitësin direkt me WhatsApp. Agjentët dhe bizneset publikojnë njoftime me paketa abonimi, i promovojnë si Premium dhe ndjekin statistikat, ndërsa një robot moderimi aprovon automatikisht njoftimet cilësore.

Eleisoft - Platforma Dixhitale per Bar, Restorante, Hotele
Eleisoft është një platformë e fuqishme SaaS multi-tenant, për menaxhimin e bareve, restoranteve dhe hoteleve, me gjurmim të porosive në kohë reale, integrim me sistemin POS, dhe një sistem menuje të aksesueshëm për klientët . Menaxhim i cadrave, mbyllje turni per te gjith punonjesit, ndarja e printarve ne kuzhine, ne piceri, ne zgare . I thjesht ne perdorim . Gjithashtu Eleisoft-POS është një platformë e plotë dixhitale që menaxhon të gjithë biznesin tuaj të hotelerisë — restorant, hotel, beach bar, ose kafene. Klientët tuaj porosisin nga telefoni, stafi menaxhon gjithçka nga një panel, dhe ju keni kontroll të plotë mbi biznesin tuaj.

BleShpi.al - Portal Pronash në Shqipëri
BleShpi.al është një portal i specializuar vetëm për prona në Shqipëri — shitje, qira dhe qira ditore — me agjentë të verifikuar. Blerësit krahasojnë çmimin e çdo prone me çmimet e referencës për m², llogarisin këstin e kredisë dhe mund të publikojnë vetë “Kërkesa” për pronën që kërkojnë, që agjentët t’i gjejnë. E ndërtuar mbi të njëjtin motor si Njoftime360.al, në 4 gjuhë.